AlbanianSport.com 25.09.2015 17:10
ASNN – Nëse Kosova vjen në një pozicion të vështirë e të padrejtë, për të zgjedhur mes votave të shteteve që kanë lojtarë kosovarë, të cilët i duhen për anëtarësim në UEFA, dhe yjeve që aktualisht luajnë për shtete tjera, e që mund t’i kthehen, ekspertët thonë se në këtë rast FFK-ja duhet ta zgjedhë të parën, dhe “dhunshëm” të heqë dorë nga yjet si Shaqiri, Xhaka, Januzaj, e shumë të tjerë.
“Nëse vjen puna deri në atë pikë, konsideroj se Kosova ka nevojë më të madhe për anëtarësim në UEFA sesa për ata futbollistë, sepse Kosova ka plotë yje si Shaqiri dhe do të nxjerr lojtarë të tillë edhe në të ardhmen”, – thotë trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, i cituar nga mediat e Prishtinës.
Po kështu shprehet edhe Bylbyl Sokoli, me shpresën që Kosovës t’i takojnë të dyja, edhe votat, edhe yjet. “Për ne, aktualisht më i rëndësishëm ënjtë pranimi ndërkombëtarisht, sesa yjet, të cilët, megjithatë, unë pres që të vendosen në shërbim të
vendit të tyre, pra Kosovës”, – theksoi Sokoli.