Adriatik Balla 25.09.2015 16:15
E shtuna ishte planifikuar për përurimin e Stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet, pikërisht gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së 5-të të Kategorisë Superiore, Tirana-Teuta, e programuar të nisë në orën 19:00.
Në të vërtetë, ky plan dështoi, pasi stadiumi nuk është ende gati dhe, në mënyrë të tërthortë, këtë e ka zbuluar vetë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), e cila ka caktuar Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” për këtë takim.
Stadiumi i bardhebluve, “Selman Stërmasi”, ka marrë investimin e presidentit të klubit Refik Halili, i cili bëri rikonstruksionin e pjesshëm të tij dhe ditët e fundit është punuar intensivisht për vendosjen e sistemit të ndriçimit.
Megjithatë, stadiumi ende nuk është gati dhe do të jetë i tillë, me sa kuptohet, në fund të muajit tetor.