AlbanianSport.com 25.09.2015 13:30
ASNN – Mërgim Mavraj nis stërvitjen me skuadrën e Këlnit dhe mbrojtësi mund të jetë gati për Kombëtaren. Duket se lajme të mira për Kombëtaren e Shqipërisë në prag të dy ndeshjeve të fundit në eliminatoret e “Euro 2016”-tës.
Për sfidat me Serbinë dhe Armeninë, shumë të rëndësishme në ëndrrën e skuadrës kuqezi për t’u kualfikuar në Euro 2016, trajneri Xhovani De Biazi mund të shpresojë te rikthimi I Mërgim Mavraj.
Larg fushës për një periudhë të gjatë për shkak të dëmtimit të rëndë, mbrojtësi ka nisur stërvitjen me Këlnin në Gjermani. Mavraj iu bashkua me pjesën tjetër të ekipit në seancën e fundit.
Megjithatë do t’i duhet ende kohë për të rigjetur formën e tij më të mirë. Sidoqoftë, nëse nuk do të ketë probleme, Mërgim Mavraj mund të jetë gati për dy ndeshjet e muajit tetor, por kjo mbetet ende një hipotezë.