AlbanianSport.com 25.09.2015 10:45
ASNN – Italia do të përballet me Zvicrën në turin e parë të Kupës “Dejvis” në tenis për meshkuj, e cila është në program nga data 4, deri më 6 mars 2016.
Ky është dhe verdikti i shortit që është hedhur në Santiago të Kilit, i cili ka përvijuar të 8 duelet e turit të 16-shes.
Sfida do të zhvillohet në Itali, ndërsa selia i mbetet vendit organizator për të zgjedhur fushën e lojës.
Kupa “Dejvis”
Tenis – Meshkuj
Çiftet e turit të parë:
Britani e Madhe – Japoni
Serbi – Kazakistan
Itali – Zvicër
Poloni – Argjentinë
Francë – Kanada
Gjermani – Republika Çeke
Australi – SHBA
Belgjikë – Kroaci