AlbanianSport.com 11.10.2014 21:15
ASNN – Skuadra e Orikumit po vijon me intensitet përgatitjet në vigjilje të ndeshjes “derbi”, që do ta luajë në fushë të huaj. Veç seancave stërvitore, trajneri Haxhiraj po mendon seriozisht për një ndeshje miqësorë përpara “derbit”më Himarën.
Në një deklaratë të dhënë për gazetat sportive të ditës, portieri i Orikumit, Landi Hasani, do të deklaronte: “Pas fitores me Tepelenën në shtëpi, tashmë po vijojmë përgatitjet në kuadër të ndeshjes me Himarën, që do ta luajmë në fushë të huaj”.
“Padyshim që do të jetë një takim tepër i vështirë për ne, – ka vijuar ai. – Edhe pse presioni bie i gjithi tek skuadra vendëse, pra tek Himara, ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë.”
“Favorit? Është e vetmja fjalë që nuk mund ta përdorësh në ndeshje derbi, pasi asnjëherë nuk mund të flasësh me superlativa për një takim që nuk mund ta dish se si do të përfundojë”, – e ka mbyllur gardiani i portës së Orikumit, Landi Hasani.