AlbanianSport.com 24.09.2015 18:00
ASNN – Talenti shqiptar Emanuele Ndoj ka zgjatur kontratën me Romën deri në vitin 2020. Kontrata e mëparshme përfundonte në vitin 2017, por talenti që ka luajtur me të rinjtë e Romës, dhe ku ka lënë gjurmë mjaft pozitive, është kërkuar nga disa klube të Serisë B dhe, duke parë këtë situatë, Roma pranoi t’i zgjasë kontratën.
Ende nuk bëhet e ditur se cilët ishin klubet ë kërkuan në verë djaloshin e talentuar shqiptar, por fakti që Roma i zgjati kontratën ende pa i ardhur afati zyrtar, tregon se futbollisti i kombëtares kuqezi të Nën-19-vjeçarëve e ka kaluar me sukses provën dhe ai mund të jetë pjesë e Romës vitin e ardhshëm.
Ndoji kaloi me sukses të gjitha testet dhe vetë klubi i Romës e ka njoftuar këtë. Duke i rinovuar kontratën, Roma ka ambicie që ta shesë atë disa milionë euro në vitet në vijim, diçka e njohur në rangun e klubeve të mëdha.