Gjergj Vyshka 24.09.2015 09:45
Italia mund dhe Poloninë, tanimë është në “Rio 2016”. Të kaltrit së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kualifikuar direkt për në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm. Itali ka mundur dhe Poloninë 3-1 dhe fluturon drejt Rio de Zhaneiros, atje ku vitin e ardhshëm do të bëhen Lojërat Olimpike Verore.
Të kaltrit, pikërisht në ndeshjen e fundit të luajtur në Tokio, atë që edhe vendimtare, bëjnë lojën e tyre më të mirë në këtë Kupë të Botës. Kanë marrë fitoren e tyre të 11-të, si dhe kualifikimin direkt për në Olimpiadë. Shënuesit më të mirë janë Huantoreno me 25 pikë dhe Zajtsev.
Shtatëshja e trajnerit Blenxhinit, në përfundim të këtij turneu të shkëlqyer, ka marrë dhjetë fitore në 11 ndeshje. Ulin në renditje polakët për shkak të setavarazhit më të mirë dhe renditen në vendin e dytë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që janë fituesit e Kupës së Botës, ndërsa kanë fituar dje 3-1 ndaj Argjentinës.
“Falënderoj skuadrën dhe çdo lojtar për atë që ka dhënë. Jam krenar për këtë djem, që kanë demonstruar vlera të mëdha, vullnet të madh dhe na kanë dhuruar këtë rezultat të madh”. Kjo është lumturia e trajnerit të kombëtares së Italisë në volejboll për meshkuj, Xhianlorenco Blenxhini, që i ka dhuruar vendin e dytë në Kupën e Botës, si dhe kualifikimin direkt për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.
“Jam i lumtur, i lodhur dhe i përfshirë nga emocionet. Por kënaqësia është e papërshkrueshme”, – ka thënë Blenxhini, ndërsa presidenti i Federatës italiane të Volejbollit, Karlo Magri, është në qiellin e shtatë. “Ka qenë diçka e mrekullueshme. Sot jemi skuadra më e fortë”.
Kupa e Botës
Volejboll – Meshkuj
“Japoni 2015”
Rezultatet e ditës së fundit:
Itali – Poloni 3-1
(26-24, 22-25, 25-22, 25-19)
Egjipt – Iran 0-3
(18-25, 11-25, 23-25)
Japoni – Rusi 2-3
(29-27, 17-25, 25-21, 17-25, 13-15)
Australi – Venezuelë 3-1
(25-16, 25-21, 22-25, 25-21)
SHBA – Argjentinë 3-1
(25-20, 25-21, 17-25, 25-20)