Adriatik Balla 23.09.2015 14:35
Kur po afron data e ndeshjes me Serbinë, trajneri Xhovani De Biazi po ndjek me vëmendje maksimale lojtarët e tij, për gjendjen fizike, angazhimin dhe natyrisht situatën rreth tyre, në mënyrë që të bëjë zgjedhjen e duhur në momentin e fundit për ndeshjen me Serbinë dhe takimin tjetër të radhës, atë ndaj Armenisë.
Për momentin shqetësim mbetet mosaktivizimi i portierit Etrit Berisha tek Lacio. Herën e fundit gardiani shqiptar luajti në një takim në Ligën e Kampioneve, ndërsa më pas ka “ngrohur” stolin.
Berisha është titullari i padiskutuar i portës kuqez, por mosaktivizimi i tij mund të sjellë shpërqendrim dhe kjo nuk është gjë e mirë për përfaqësuesen e Shqipërisë dhe këtë e di edhe De Biazi.