Adriatik Balla 23.09.2015 10:25
Ndeshjet e Partizanit deri tani janë komentuar ashpër në shumë drejtime, sepse klubet rivale e akuzojnë se ka marrë mbështetjen ne gjyqtarëve, me dhënie 11-metërshash të dyshimta dhe gola në minutat e fundit të ndeshjeve, gjë që ka hedhur dyshime për cilësinë e garës dhe rolin e FSHF-së në këto zhvillime.
Padyshim që Partizani është një skuadër pretendente për titull, por fillimisht akuzat Laçi, Flamurtarit e të Vllaznisë e më pas edhe të Kukësit, tregojnë se diçka nuk shkon dhe “bilbilat” e Superiores janë vënë nën akuzë për mbështetje të skuadrës së kuqe.
Edhe pse akuzat kanë qenë të rënda, sidomos nga klubet e Vllaznisë dhe të Kukësit, FSHF ka heshtur deri më tani, duke ia lënë në dorë publikut të gjerë të vendosë, domethënë ta interpretojnë sipas dëshirës.
por një ecuri e tillë mund të prishë imazhin e garës, prandaj qëndrimi i heshtur i FSHF-së nuk e zgjidh problemin