Ekskluzive / Llazani: Kombëtarja e femrave rrezikon të mos luajë në Shqipëri

Share Button

Basketbolli-Ponari-Llazani

AlbanianSport.com 22.09.2015 17:55

ASNN – Mungesa e kushteve minimale për zhvillimin e takimeve ndërkombëtare në Pallatet e Sportit në Shqipëri ka bërë që Kombëtarja e basketbollit për femra të mos do të lejohet t’i luajë në Shqipëri ndeshjet e para të saj në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit të ardhshëm. Në lidhje me këtë problem, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Basketbollit, Korab Llazani, ka theksuar lipset reagimi nga institucionet përkatëse, duke dhënë edhe alarmin për ndëshkimet e rënda që mund të marrë basketbolli shqiptar në vijim.
Kombëtarja e basketbollit për femra nuk do të lejohet t’i luajë në Shqipëri ndeshjet e para të saj në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit të ardhshëm. Një gjë e tillë është konfirmuar për AlbanianSport.com nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Basketbollit, Korab Llazani, i cili ka theksuar lipset reagimi nga institucionet përkatëse. “Pas inspektimit të FIBA-s, ne kemi vijuar komunikimin me instancat shtetërore përkatëse për masat që duhen marrë për të shmangur më të keqen”, – ka deklaruar ai.
“Megjithatë, edhe nga komunikimi i deritanishëm që kemi me FIBA-n, duket se ndeshjet e para në fushën tonë do të detyrohemi t’i luajmë jashtë Shqipërisë dhe kjo është për të ardhur keq, – ka vijuar Llazani, duke folur për AlbanianSport.com. – Sidoqoftë, unë shpresojë që të ketë një reagim nga ana e shtetit, që të shmanget një gjë e tillë, sepse mundësitë janë dhe besoj që koha ka ardhur për një ndërhyrje, të paktën në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, që ky mjedis sportiv të kthehet në nivele të pranueshme.”
Madje Llazani jep alarmin për ndëshkimet që mund të marrë basketbolli shqiptar në vijim. “Mosluajtja e ndeshjeve të përfaqësueses së femrave është një realitet drejt të cilit duket se po shkojmë, ndërsa vitin tjetër janë meshkujt dhe, nëse vazhdon e njëjtja gjendje, Federata jonë dhe vetë Shqipëria rrezikon ndëshkime edhe më të rënda dhe afatgjate”, – ka përfunduar Llazani. Kështu, mjediset sportive të lojërave me dorë në Shqipëri nuk pranohen më për veprimtaritë ndërkombëtare, çka duhet të shërbejë si këmbanë alarmi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh