Kampionë edhe në doping? Njolloset Liga e Kampioneve, 7.7 % dalin pozitiv

Share Button

Liga-e-Kampioneve-rrjeta-topet

AlbanianSport.com 22.09.2015 17:05

ASNN – Rreth 7.7% e futbollistëve që kanë qenë pjesë e Ligës së Kampioneve nga 2008-ta deri në 2013-tën kanë vlera jashtë normales në urinën e tyre. Këto të dhëna të botuara në gazetën britanike të së dielës, “Sunday Times” janë pjesë e një studimi të kryer nga UEFA, ku janë marrë në shqyrtim 4, 195 epruveta të analizuara në 12 laboratorë të ndryshëm.

Në 879 raste, testosteroni ishte në nivele jo normale, ndërsa në 68 prej tyre kishte edhe shenja steroidesh anabolizantë. Studimi në një farë mënyre ngre dyshime për doping në këtë veprimtari futbollisitike. Megjithatë, gjithçka është kryer duke ruajtur identitetin e futbollisiti. Por menjëherë, organizmi që qeveris futbollin kontinental, UEFA, ka dhënë justifikimin e saj.

Sipas saj nuk janë përdorur metoda të zakonshme, pasi nuk ka patur një analizë të dytë dhe ky studim nuk ka bazë shkencore. Megjithatë këto të dhëna të bëjnë të besosh se edhe Liga e Kampioneve është e njollosur nga dopingu. Kështu, hijet e dopingut mbulojnë edhe futbollin, madje edhe veprimtarinë më të rëndësishme kontinentale të të klubeve, Ligën e Kampioneve.

Sipas një studimi të vetë UEFA-s, afërsisht 7.7% e lojtarëve nga viti 2008 deri në 2013-tën kanë norma më të larta në testet e dopingut. Në sportet e tjera prej kohësh cilësohet si problem më i madh, por në futboll ishte folur pak ose aspak për dopingun. Por gjërat do të ndryshojnë pas raportit të fundit të UEFA-s, që përfshin në këtë vorbull veprimtarinë më të rëndësishme të futbollit evropian të klubeve.

Afërsist 7.7% e futbollistëve që kanë luajtur në edicionet 2008/2013 të Ligës së Kampioneve rezultojnë me të dhëna jashtë normës së lejuar sa i përket substancave të gjetura në testet e urinës. Më saktësisht: në 4195 kampionet e marra dhe të analizuara në 12 laboratorë të ndryshëm, në 897 raste vlerat e testosteronit kanë rezultuar mbi normën e lejuar, ndërsa në 68 raste janë gjetur edhe gjurmë të steroideve anabolizantë.

Rezultatet janë publikuar nga britanikja “Sunday Times”, e cila ka thyer heshtjen mbi një temë që vetë UEFA ka aplikuar, duke mbajtur të fshehtë raportin e hartuar nga vetë ajo.

E përjavshmja angleze nënvizon se metodologjia e këtyre testeve është bërë në mënyrë anonime. Në fund të çdo ndeshjeje në Ligën e Kampioneve,nga viti 2008 deri në vitin 2013, UEFA ka marrë kampione urine nga futbollistët.

Por gjithçka është mbajtur e fshehtë edhe në përkatësinë e kampioneve. Por rezultatet janë shqetësuese dhe ngrenë dyshime të mëdha sa i përket përdorimit të substancave të ndaluara edhe në një veprimtarie prestigjioze, siç është Liga e Kampioneve. I shpejtë ka qenë reagimi I UEFA-s, që ka dashur të japë mesazhe qetësuese. Sipas saj, 12 laboratorët që kanë kryer testet nuk kanë përdorur proçedurat standarte në analizat anti-doping.

Ndërsa kampionet janë shkatërruar dhe është e pamundur të zhvillohen testet B, ashtu siç kërkon protokolli i Agjencisë Ndërkombëtare Anti-Doping (WADA). Për këtë sipas UEFA-s, ky studim nuk vërteton shkencërisht përdorimin e substancave të dopingut në futboll.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh