Gjergj Vyshka 22.09.2015 12:55
Agjencia Rajonale e Anti-Dopingut për Evropën Juglindore, të paktën edhe sipas shefit të laboratorit të anti-dopingut në Shqipëri dhe drejtuesit të mjekësisë sportive pranë Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Mel Ostreni, do të ofrojë 14 analiza të tjera anti-doping falas.
14 analiza anti-dopingu në një shumë prej 7,000 dollarësh, të cilat do t’i shërbejnë pastërtisë së sportit shqiptar. “Sigurisht që në ato katërmbëdhjetë analiza falas anti-doping do të jetë peshëngritja në qendër të vëmendjes, pa harruar këtu dhe sportet e tjera”, – ka thënë Ostreni.
Ndërsa edhe vitin e kaluar ka pasur analiza të tilla falas anti-dopingu për sportin shqiptar. Nuk duhet harruar që javën e kaluar janë bërë edhe analiza anti-dopingu për peshëngritësit, të cilët do të jenë pjesëmarrës në Evropianin e moshave në Klaipedia të Lituanisë.