AlbanianSport.com 22.09.2015 08:45
ASNN – Filip Gjorgjeviç, sulmuesi i Serbisë dhe Lacios, e ka ndihmuar Lorik Canën që të transferohet te klubi francez i Nantës. Sulmuesi i Serbisë e kishte këshilluar kapitenin kuqezi që të transferohet te ekipi francez.
Serbi e njeh shumë mirë ekipin francez, pasi kishte veshur fanellën e tij që nga viti 2008 deri më 2014-n kur u transferua tek Lacio. “Është keq që presidenti e ka lënë të lirë të largohet nga këtu, pasi ai është një super lojtar”, – ka zbuluar Cana.
“Ai më tha se bëjë mirë të vijë këtu, më foli për klubin, tifozët, stadiumin dhe qytetin”, vijoi mbrojtësi kuqezi, duke folur bashkëlojtarin e tij serb. “E pyeta edhe në lidhje me jetën e përditshme këtu”, – vijoi Cana.
“Nuk kam pasur ndonjë reagim negativ nga ai”, – deklaroi ish-lojtari i Olimpikut të Marsejës, Parsi SG-së, Sandërlendit dhe Gallatasarajit, duke folur për faqen futbollistike franceze në Internet, “butfootballclub.fr”.