AlbanianSport.com 21.09.2015 17:05
ASNN – Më datën 20 shtator 2015, u zhvillua në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, Turneu Ndërkombëtar i Taekundosë, ”Trofeu i Parë i Malit të Zi”, në të cilin morën pjesë rreth 30 klube nga 7 shtete të ndryshme të rajonit, si Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia.
Nga Shqipëria morën pjesë 6 klube, e më konkretisht “Top Gym Sport”, Tirana, “Sun Ray”, Studenti, Elbasani dhe Vllaznia. Një rol shumë të rëndësishëm në këtë veprimtari luajtën dhe 4 gjyqtarët e Federatës Shqiptare të Taekundosë (FSHT), të cilët ishin pjesë e trupës gjykuese të këtij turneu.
Në këtë veprimtari, ekipi i “Top Gym Sport”, i drejtuar nga Leo Kapri, mori pjesë me 10 sportistë dhe zuri vendin e dytë për kategorinë e të rinjve dhe paratërinjve, kurse sportistja më e mirë për fëmijë u shpall Erilda Rrushi. Ja dhe rezultatet e sportistëve të tjerë të ekipit “Top Gym Sport”.
Nr. Sportistja Pesha Niveli Renditja
- Ada Demneri – 53 kg Të Rritura Vendi i parë
- Donaldo Dizdari – 68 kg Të Rinj Vendi i dytë
- Krisantho Quka – 55 kg Të Rinj Vendi i dytë
- Armando Laska – 63 kg Të Rinj Vendi i parë
- Arlind Lushaj – 53 kg Paratërinj Vendi i dytë
- Arjel Rrushi +65 kg Paratërinj Vendi i parë
- Glikeria Quka – 55 kg Paratëreja Vendi i dytë
- Erjon Sylshabanaj – 43 kg Fëmijë Vendi i tretë
- Osvaldo Zhuzhi – 30 kg Fëmijë Vendi i dytë
- Erilda Rrushi – 30 kg Fëmijë Vendi i parë