Gjergj Vyshka 21.09.2015 15:25
Spanja është kampione e Evropës në basketboll për meshkuj për herë të tretë në historinë e saj, ndërsa në të njëjtën kohë trajneri i iberikëve, Skariolo, ka fituar të tretën e tij të artë. Dhe Lituania, ashtu sikurse dy vjet më parë në Slloveni, detyrohet të jetë vetëm nënkampione.
Nëse dy vjet më parë është mundur nga Franca me një diferencë prej 14 pikësh, 80-66, dje është mundur me 17 pikë nga një Spanjë që ka qenë më shumë se fantastike në lojën e saj. Që edhe kur Lituania është munduar të godasë me trepikësha nuk është dorëzuar.
Në ceremoninë e dorëzimit të kupës ka qenë edhe Mbreti i Spanjës, Felipe i VI-të, si dhe presidentja e Lituanisë, Dalia Gribauskaite. Hidhërim për një figurë të madhe si Sabonis, që ka pasur dhe të birin brenda skuadrës, por gëzim tek Spanja. Në fakt dje ka qenë ditë feste në Lilë, sepse Federata Evropiane e Basketbolli në pushimin mes dy pjesëve ka nderuar disa figura të koshit kontinental.
Por lojtari më i mirë i turneut është shpallur Po Gasol, që ka fituar një orë të markës “Tissot”. Po kësht Gasol, së bashku me spanjollin Serxhio Rodrigez, lituanezët Jonas Maciulis dhe Jonas Valanciunas e francezin Nando De Kolo janë pesëshja më e mirë e këtij Evropiani, që pati Spanjë jashtë çdo parashikimi fituese.