AlbanianSport.com 21.09.2015 13:45
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, përfaqësuesja e Kosovës në boks, e cila mori pjesë në Turneun Ndërkombëtar “Hakija Turajliç-Talijan”, që u mbajt në Sarajevë, fitoi dy medalje të arta, si dhe kupën e boksierit më teknik të kësaj veprimtarie.
Në kategorinë e peshës trupore deri në 60 kg, Violant Sylejmani, i cili shkëlqeu në gjysmëfinalen e këtij turneu, tregoi klasë të lartë edhe në finale, duke mundur boksierin nga Bosnja-Hercegovina dhe duke fituar medalje e artë. Me medalje ari në këtë turne u stolis edhe Arian Gashi.
Boksieri i kategorisë së peshës trupore deri në 69kg mposhti në duelin final kroati Durim Zoraca. Në këtë turne më notë të lartë u vlerësua edhe gjyqtari i Kosovës, Latif Demolli, i cili mori vlerësimin e gjyqtarit më të mirë të turneut. Juria e këtij turneu, përzgjodhi si boksierin më teknik të turneut Violant Sylejmanin.
Trajneri i Kosovës, Nazim Halili në fund të turneut tha se është i lumtur me suksesin që treguan boksierët e tij, sepse, sipas tij, dy medalje të artë dhe një kupë, është sukses i madh për Kosovën.