“Eurobasket 2015” / Spanjë-Lituani 80-63, radiografia e një finaleje

Share Button

Eurobasket-2015-topi

Gjergj Vyshka 21.09.2015 10:25

Spanja shpallet “kampione” e Evropës, shkërmoqet pretendentja Lituania. Skariolo merr të tretën e tij të artë si trajner, kurse iberikët janë për herë të tretë fituesit e këtij kampionati. Në vendin e tretë Franca, që ka mundur Serbinë. Spanja “kampione” e Evropës është çudi për të gjithë, aq më tepër që në fazën e grupit ishte mundur nga Italia në Berlin, 98-105.

Mirëpo shkallë pas shkalle dhe Spanja e Gasolit ka qenë fituese. E ka nisur shpejt ndeshjen, teksa organizatori Lulu, Miroviç, Fernandez e Gasol arrijnë ta mbyllin pjesën e parë 19-8. Pjesa e dytë është e ekuilibruar. Diferenca më e madhe që është shkëputur Spanja ka qenë 37-22. Por Lituania godet me 3-pikësha dhe afrohet 37-29. Madje në sekondat e fundit të pjesës përsëri një tjetër 3-pikësh.

41-33, ndërsa pjesa e dytë është fituar nga lituanezët 22-25. Duket sikur ndeshja po kthehet. Por Spanja është përsëri në skenë. 19-10 pjesa e tretë dhe 60-43. Përfundimi i së katërtës është tashmë një Lituani e dorëzuar dhe një Spanjë që shkon drejt trofeut të saj të tretë. 20-20 dhe 80-63, kurse në sekondat e fundit lituanezët kanë qenë të detyruar t’i shtrëngojnë dorën fituesit.

Ndërkohë në vendin e tretë janë francezët, që kanë fituar 81-63 me Serbinë. Spanja dhe Lituania janë kualifikuar direkt për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, kurse Franca, Serbia, Greqia, Italia dhe Çekia do të luajnë një turne paraolimpik për të shkuar në Brazil. Sakaq lojtari më i mirë i ndeshjes ka qenë Po Gasol me 25 pikë dhe 12 topa të rekuperuar në tabelë. Tek Lituania nuk kanë mjaftuar Kalnietis dhe Seibutis, që kanë shënuar secili nga 13 pikë

 

Spanjë – Lituani                    80-63

(19-8, 22-25, 19-10, 20-20)

 

Spanja: Po Gasol (25), Fernandez (11), Ribas (5), Lul (12), Mirotiç (8) / Rodrigez (4), Rejes (8), Klaver (7), San Emeterio, Aguilar, Vives. Trajner: S. Skariolo

Lituania: Kalnietis (13), Maciulis (8), Seibutis (13), Jankunas (3), Valenciunas (10) / Gailius (1), Sabonis, Kavaliauskas (4), Javtokas, Kuzminskas (8), Milaknis (3), Lekavicius. Trajner: J. Kazlauskas

Gjyqtarë: L. Lamonika (Itali), I. Belosheviç (Serbi), B. Ruzhuk (Ukrainë)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh