Arben Milori: “Ekipet zinxhir”, “Thembra e Akilit” në futbollin shqiptar (I)

Share Button

Sulejman-Demollari-Arben-Milori

Adriatik Balla 20.09.2015 22:55

Futbolli shqiptar njohu një ngritje cilësore sezonin e fundit, si në rangun e ekipit kombëtar, ashtu dhe në rang klubesh, dëshmuar me një ecuri mjaft të mirë të ekipit tonë përfaqësues në eliminatoret e Grupit I për Kampionatin e ardhshëm Evropian në Francë, si dhe me kualifikimin e Skënderbeut në fazën e grupeve të Ligës së Europës, një arritje historike sa i takon futbollit të klubeve në Shqipëri.

Të tillë e konsideron edhe ish-futbollisti i njohur i Dinamos dhe Kombëtares, Arben Milori, i cili radhit një sërë treguesish që mundësuan këtë kapërcim cilësor të përfaqësueses në Eliminatoret evropiane, por dhe organizimin e mirë të Skënderbeut dhe bërjen e një grupi të mirë që ia doli të marrë pjesë për herë të parë në fazën e grupeve të një veprimtarie të rëndësishme si Liga e Evropës.

Për Milorin futbolli i kampionatit tonë lë ende për të dëshiruar dhe konceptimi i klubeve për lojën është në nivele të ulëta, dëshmuar me mbajtjen peng të klubeve nga pronësia, herë si shtetërorë e herë si privat, as njëra e as tjetra shpesh të dyja bashkë, domethënë pa një zgjidhje afatgjatë. Sidoqoftë, ai krenohet me ekipin e De Biazit, paraqitjen e tij dhe rezultatet, duke qenë i sigurt që është një grup lojtarësh në progres dhe që mund t’ia dalin mbanë të shkojnë në Evropian.

Madje Milori ka besim se ndeshja me serbët do të shkojë në favorin tonë dhe ka besim në kualifikimin direkt në “Francë 2016”. Megjithatë, kritikat e tij për mënyrën se si operojnë klubet në Shqipëri dhe në veçanti me mungesën e vizionit për ekipet zinxhirë nuk i japin shpresë për një zgjidhje të shpejtë të situatës në futbollin shqiptar. Kjo është intervista që Arben Milori ka dhënë për të përditshmen shqiptare “SOT”, të cilën AlbanianSport.com ju sjell në dy pjesë dhe sot është pjesa e parë, ndërsa e dyta nesër.

 

– Më parë keni mbajtur qëndrime të ashpra për kampionatin, por koha po tregon se ka një progres, dëshmuar me arritjet e përfaqësueses në eliminatoret e Evropianit dhe me Skënderbeun në fazën e grupeve. Si ndodhi kaq shpejt ky sukses?

– Ndoshta jam keqkuptuar, por unë kam pasur kritika për mënyrën se si organizohen klubet tek ne, veçanërisht për punën e paktë me ekipet zinxhirë dhe me mentalitetin jo të duhur nga presidentët apo legjislacioni jo favorizues. Ndërsa sa i takon Kombëtares dhe Skënderbeut, natyrisht kemi një situatë ndryshe. Dhe me të vërtetë gjërat kanë ndryshuar. Ka arritur një moment që Skënderbeu po e bën këtë, pasi ka ndërtuar një grup lojtarësh të mirë që luajnë prej disa vitesh bashkë. Natyrisht, kur ca gjëra funksionojnë atëherë suksesi vjen dhe Skënderbeu është shembulli më i mirë. Megjithatë, ne mbetemi ende shumë larg nivelit të kampionateve të vendeve të tjera në Evropë. Këtë nivel ata e kanë sepse kanë vite që investojnë tek akademitë e tyre, nuk lënë asnjë tregues jashtë vëmendjes. Kurse Skënderbeu, pavarësisht suksesit, sa elementë ka nga akademia e tij? Ja, për shembull, të marrim Dinamon e Zagrebit, kundërshtari i Skënderbeut në Ligën e Kampioneve. Kroatët kishin shumë elementë të talentuar në gjirin e tyre, për të cilët kishin investuar, i kishin mbledhur nga e gjithë Kroacia. I seleksionojnë dhe në fund i shesin, duke fituar të ardhura.

 

– Po e ardhmja e akademive tona cila është?

– Termi “akademi” është fjalë e madhe, se përfshin një gamë të gjerë pjesëmarrësish, nga lojtarët, trajnerët, investitorët, menaxherët etj, por për ne do të ishte më mirë termi “ekipe zinxhirë”. Ne kemi probleme se pikërisht në këtë hallkë nuk investojmë. Janë disa komponentë, jo vetëm të karakterit metodik, ku përfshihen terreni e stërvitja, por edhe për mënyrën se si konceptohet loja dhe si menaxhohet klubi. Unë se vë në dyshim se këtu ka talente, por këtyre talenteve u mungojnë kushtet e tjera, që nisin me infrastrukturën dhe kuadrin e aftë profesional që do të bëjë përzgjedhjen. Që ne jemi prapa në këtë drejtim na e tregoi humbja e ekipit kombëtar të Nën-21-vjeçarëve me Portugalinë me rezultat tenistik 1-6. Por edhe ekipet tona të moshave në rang klubesh si Nën-17-vjeçarët, Nën-19- vjetarët, etj., janë larg për nga niveli me të njëjtën moshë në Evropë. Këtu është diferencë organizimi dhe profesionalizmi që në radhët e “ekipeve zinxhir”. E thënë ndryshe, futbolli ynë në nivel kombëtar, pra të kampionatit, është ende shumë larg pritshmërive tona.

 

– FSHF përmirësoi në rregullore dhe e bëri me detyrim angazhimin në klub të të paktën një të riu, por klubet gjithmonë bëjnë bisht dhe shpikin “formula” të reja që të vendosin siç duan vetë. Mendoni se kjo nismë do ta ndryshojë gjendjen?

– Aktivizimi i të rinjve nuk e zgjidh problemin, por ndihmon të rinjtë të kenë një shans, më saktë u jep atyre shpresë për vazhdimësinë. Ne punojmë keq, për shembull, një trajner ka 22 vetë, por jo, nevojiten 3 trajnerë për një grup të tillë dhe natyrisht kushtet, kryesorja fusha. Këtu tek ne një fushë është për katër ekipe, por kjo është fatale, nuk bën, duhet që secili ekip të ketë fushën e vet. Pra, që të shkojmë përpara duhet ta zgjidhim problemin që në themel. Është e pafalshme që të rinjtë të rrinë në stol. Dakord, klubet mund ta zgjidhin duke marrë lojtarë të rinj nga jashtë apo nga klube të tjera, por unë mendoj se duhet një klauzolë që të rinjtë të jenë nga radhët e klubit, pra nga ekipet e tij zinxhirë, se ndryshe ai klub s’ka bërë punë.

 

– Në aspektin teknik, ai ka realizuar kampionati ynë pritshmëritë për të pasur një garë cilësore? Kjo pyetje shtrohet dhe për faktin se klubet tona kanë një shkëlqim disavjeçar e në fund bien nga kategoria, pra ka mjaft paqëndrueshmëri…

– Klubet janë në evoluim, secili do kohën e vet. Por nevojiten dhe lojtarët, vendas apo të huaj. Sot futbolli është biznes. Edhe në kohë tonë ishte biznes, por i menaxhuar nga shteti, pasi ishte sport për argëtim, sot është krejt ndryshe. Klubet kanë filozofinë e tyre të funksionimit dhe punojnë në plan afatgjatë. Këtu tek ne problemi është se futbolli është peng i politikave të gabuara, pasi s’merret vesh nëse është shtetëror apo privat. Profesionalizmi ka nevojë për më shumë menaxhim, kurse organizimi profesional tek ne është shumë i dobët. Këtu presidenti i vendos të gjitha, edhe pse nuk merr vesh nga futbolli, por në botë kjo nuk ndodh, prandaj ka president, administrator, trajner, staf marketingu, etj. Janë ndarë detyrat, prandaj bota ka bërë progres, kurse ne mbetemi në vend.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh