AlbanianSport.com 20.09.2015 14:35
ASNN – Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, ka luajtur të shtunën ndeshjet e javës së tij të dytë dhe, në Grupin A, ka spikatur dueli midis Kastriotit dhe Mamurrasit. Miqtë e nisën mirë takimin e luajtur në Krujë, ku arrin të kalojë në epërsi dhe të shënojë dy herë, duke mos i lënë mundësi skuadrës vendase të realizojë.
Miqtë shënojnë që në minuten e parë të takimit dhe 19 minuta më pas çojnë shifrat në 0-2. Në pjesën e dytë të takimit Mamurrasi mbetet me 9 lojtarë në fushë, një rast i mirë ky për t’u shfrytëzuar nga vendasit, të cilët më në fund arrijnë të ngushtojnë diferencën me anë të Djarmatit. Vetëm 4 minuta pa përfunduar takimi, janë përsëri djemtë e trajnerit Elvis Plorit të cilët barazojnë shifrat në 2-2.
Në ndeshjet e tjera të grupit A, Korabi ka festuar fitoren e parë në Kategorinë e Parë, pasi ka mundur në shtëpi Adën e Velipojës 3-1. Lezhjanët e Besëlidhjes janë ndalur në një barazim pa gola në Burrel, ndërkohë Besa ka fituar në fushën e vet ndaj Kamzës me një gol të vetëm dhe Erzeni po ashtu ka realizuar tri gola në shtëpi ndaj Ilirisë së Fushë-Krujës.
Kategoria e Parë
Java e dytë:
Grupi A
Të shtunën:
Kastrioti – Mamurrasi 2-2
Shënues: Djarmati 63’, 86’ / Tahirllari 1’, Fuçia 20’
Korabi – Ada Velipojë 3-1
Shënues: Begaj 19’, Bisha 53’, Mëzini 86’ / Vecaj 90’+3
Burreli – Besëlidhja 0-0
Besa – Kamza 1-0
Shënues: Çelhaka 88′
Erzeni – Iliria Fushë-Krujë 3-0
Shënues: Armin Kllari 4’, 70’, Pirro 76’
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H Gsh-Gp Pikë
- Besa 2 2 0 0 2-0 6
- Kastrioti 2 1 1 0 4-3 4
- Besëlidhja 2 1 1 0 1-0 4
- Erzeni Shijak 2 1 0 1 4-2 3
- Korabi Peshkopi 2 1 0 1 3-2 3
- Kamza 2 1 0 1 2-1 3
- Mamurrasi 2 0 1 1 2-3 1
- Ada Velipojë 2 0 1 1 3-5 1
- Burreli 2 0 1 1 0-2 1
- Iliria Fushë-Krujë 2 0 1 1 2-5 1