AlbanianSport.com 18.09.2015 18:05
ASNN – Në shtator të 2017-tës, zgjidhja finale për Olimpiadën e 2024-s, fituesja, do të marrë 1.7 miliard dollarë. Tanimë është zyrtare; Roma, Budapesti, Hamburgu, Parisi dhe Los Anxhelos janë pesë qytetet kandidate për zhvillimin e Lojërave Olimpike Verore 2024. Këtë e ka lajmëruar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) pas mbylljes së afatit përfundimtar të dorëzimit të kandidaturave, e cila ka qenë e fiksuar të martën në mesnatë.
Zgjedhja finale se ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike të vitit 2024 do të mësohet në shtator 2017 gjatë zhvillimit të Kongresit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Lima të Perusë. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka nënvizuar që pesë kandidaturat kanë zbatuar me rigorozitet parimet kryesore të Kartës Olimpike dhe të kontratës së firmosur. “Ne pranojmë këto pesë qytete si kandidate, të cilat janë të kualifikuar pas një faze paraeliminatore në përzgjedhje”, – ka thënë kreu i IOC-së, Bah.
“Do të jetë një sfidë shumë e vështirë dhe e fortë. Nuk pres të tjera kandidatura, sepse kjo veprimtari është në thelb cilësi dhe jo sasi”. Këto janë fjalët e presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah në një telekonferencë në të cilën ka zyrtarizuar kandidaturat e Romës, Hamburgut, Budapestit, Los Anxhelos dhe Parisit për 2024-ën. Në lojë janë 1.7 miliard dollarë të cilat Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do t’ia japi fituesit të së drejtë së organizimit të këtij edicioni të Olimpiadës.