Gjergj Vyshka 18.09.2015 16:15
25-vjetori i rithemelimit të Federatës do të përbëjë edhe një organizim të veçantë në kampionatin e të rriturve, ndërsa pritet të ketë medalje dhe gjerdan të veçantë për fituesit. Në projekt, edhe revista e boksit. Trajnerët e boksit shqiptar nuk janë të gjithë të licencuar ndërkombëtarisht, pavarësisht se kanë përfunduar një kurs me ndihmën e KOKSH-it.
Dhe parë edhe yjet që ka dhënë AIBA (Shoqata Botërore e Boksit Amator) sot rezulton me dy yje Zef Gjoni dhe me një yll Rigers Kurti dhe Jozef Sermi. “Pikërisht kryetrajneri i kombëtares do të vazhdojë të jetë Gjoni, ndërsa më pas të jetë ai që do të caktojë njërin prej tyre për ekipet kombëtare”, – ka thënë Kalivopuli. Megjithëse është kërkuar dhe funksionimi i këshillit teknik, gjë që nuk është kundërshtuar nga Kalivopuli.
Ndërkohë, edhe duke qenë pjesë e një shoqate koleksionistësh, e cila nxjerr dhe revistën e saj, Kalivopuli, ka sugjeruar që një të tillë ta ketë dhe Federata Shqiptare e Boksit. “Ne këtu kemi botues librash për boksin dhe formimi i një kolegjiumi për nxjerrjen e kësaj reviste, duke i shtuar këtu dhe ndihmën e mediave, do të ishte një ide e mirë”, – ka thënë ai.
“Një revistë e cila mund të ketë pjesë të historisë së boksit, variante taktike e teknike e gjithçka që i përket boksit. Sepse ky sport e ka nevojë të ketë dhe një botim të vetin. Pavarësisht shpenzimit për atë numër reviste më pas e shpërndajmë falas për klubet”, -ka përfunduar presidenti i FSHBo-së, Florend Kalivopuli, që përsëri ka gjetur mbështetjen e mjeshtërve të boksit.