AlbanianSport.com 18.09.2015 15:20
ASNN – Iberikët kanë triumfuar në gjysmëfinale 80-75, ndërsa Italia dhe Greqia, të cilët kanë mundur Letoninë dhe Republikën e Çekisë, kanë fituar të drejtën të luajnë në turneun paraolimpik për kualifikim
Gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian në basketboll për meshkuj kanë nisur me surpriza, sepse Spanja ka eliminuar vendësit e Francës, ndërsa iberikët kanë fituar në kohën shtesë 80-75.
Që do të thotë se Spanja është finalistja e parë, ndërsa sot do të luhet Serbi-Letoni. Ndërkohë pas gjysmëfinaleve të vendeve 5-8, Greqia dhe Italia kanë fituar të drejtën e luajtjes në turneun paraolimpik i vlefshëm për të shkuar me normë në “Rio de Zhaneiro 2016”.
Në ndeshjen me çekët Barnjani përsëri ka qenë më i miri, teksa ka shënuar 21 pikë e pas tij edhe Xhentile e Galinari, me 15 pikë. Një ndeshje e dominuar totalisht nga Italia, që kështu e ka dhe një shans për të qenë në Olimpiadë.
Kampionati Evropian
i Basketbollit – Meshkuj
“Eurobasket 2015”
Çerekfinalet:
Të martën:
Spanjë – Greqi 73-71
Francë – Letoni 84-70
Të mërkurën:
Serbi – Republika Çeke 89-75
Itali – Lituani 85-95 (me shtesë)
Gjysmëfinalet:
Të enjten:
Spanjë – Francë 80-75 (me shtesë)
Të premten:
Serbi – Lituani ora 21:00
Finalja
20 shtator 2015
Gjysmëfinalet për vendet 5-8
Greqi – Letoni 97-90
Republika Çeke – Itali 70-85
Shënim: Finalja për vendet 5-6 nuk do të luhet, R. Çeke-Letoni për vendet 7-8 do të luhet sot.