AlbanianSport.com 15.09.2015 22:05
ASNN – Punimet për rikonstruskionin e stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës po ecin me ritme shumë të ngadalta. Sipas asaj që raporton “TV Klan”, synimi ishte që ai të ishte gati për ndeshjen e tetorit me Serbinë, por zhvendosja e këtij takimi në Elbasan ka shkaktuar zvarritje të punimeve.
Përfaqësues të klubit Vllaznia thonë se transferimi i ndeshjeve të kësaj skuadre jashtë qytetit ka sjellë edhe rezultatet e dobëta në 3 javët e para të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, ku shkodranët kanë regjistruar 3 humbje, duke mbajtur fundin e renditjes.
“Klubi “Vllaznia” thotë se do të vazhdojë të kërkojë nga organet kompetente që të ushtrojnë presion te firma ndërtuese për përshpejtimin e punimeve, ka deklaruar zëdhënësi i shtypit i klubit shkodran, Gjergj Kola. – Drejtuesit e klubit shprehen se me kthimin e skuadrës në shtëpi do të vijnë edhe rezultatet pozitive.”