FSHF / Disiplina ndëshkon Dibrën, Malotën & Hilën, gjobit dy klube

Share Button

FSHF-logo-e-re-e-madhe

AlbanianSport.com 15.09.2015 19:05

ASNN – Problemet që u vërejtën gjatë ndeshjeve të javës së 3-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit kanë qenë në fokus të mbledhjes së sotme të Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Dy futbollistë, Renato Malota i Kukësit dhe Ardit Hila janë pezulluar me nga 5 ndeshje për goditje të kundërshtarit, zyrtari i Vllaznisë, Ilir Dibra, me 8 ndeshje për hyrje në fushë dhe sjellje josportive, ndërsa Tërbuni dhe Ada e Velipojës janë gjobitur.

 

Ja procesverbali i plotë i mbledhjes së sotme:

 

FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT

KOMISIONI I DISIPLINES

 

                               PROCESVERBAL

 

I mbajtur sot me date 15 Shtator 2015, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.

Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenin 78 te KDS.

 

VENDOSI:

 

1.Zyrtari i KF “Vllaznia”, Ilir Dibra, per hyrje ne fushen e lojes pa lejen e gjyqtarit dhe sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/2.a te KDS.

2.Lojtari i KF “Kukesi”, Renato Mallota, per goditje me shkelm ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

3.Lojtari i KF “Teuta”, Ardit Hila, per goditje me koke ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

4.KF “Terbuni”, per hedhje te mjeteve ndezese, denohet me gjobe me vlere 30.000(tridhjetemije) leke, bazuar ne nenet 65/1 dhe 66/1 te KDS.

5.KF “Ada Velipoje”, per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive, denohet me gjobe me vlere 15.000 (pesembedhjetemije) leke, bazuar ne nenet 65/1 dhe 136/1.a te KDS.

6.Mospranimin e kerkeses se presidentit te ekipit te “Brians” , Gjergji Filipi, per rishikimim e vendimit te Komisionit te Dispilines Sportive.

 

Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh