Gjergj Vyshka 15.09.2015 16:50
Flavia Peneta, nga vendi i 26-të në të tetin në renditjen e përgjithshme. Presidenti i Komitetit Olimpik të Italisë, Malago, ka mbetur i habitur nga vendimi për t’u tërhequr nga aktiviteti, ndërsa është parashikuar si mbajtëse e flamurit në ceremoninë e hapjes “Rio de Zhaneiro 2016”. Flavia Paneta, fituesja e turneut “USA Open” për femra, është ngjitur menjëherë 18 vende në renditjen e përgjithshme botërore. Nëse përpara këtij aktivitet tenistja italiane ka qenë në vendin e 26-të, tashmë është në vendin e 8-të.
Por ajo që ka habitur të gjithë është vendimi i saj për t’u tërhequr nga aktiviteti si profesioniste. Presidenti i Komitetit Olimpik të Italisë, Malago, e ka parashikuar si mbajtëse të flamurit në ceremoninë e hapjes së Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. “Flavia në Rio? Unë do të vë gjithçka në dispozicion të saj”. E këtë e thotë presidenti i Komitetit Olimpik të Italisë, Malago, për mikrofonët e Radios “Edhe unë në sport” në “Radio Rai”.
Dhe Malago shton: “Është në listën e flamurmbajtësve të përfaqësueses sonë”. Por përtej kësaj dëshire të presidentit të Komitetit Olimpik të Italisë, Malago, ajo që habit është vendimi për t’u tërhequr nga aktiviteti si profesioniste prej Penetës. “Na ka habitur të gjithëve, – thotë Malago. – Jam rrethuar nga njerëz, të cilët më kanë kërkuar: A nuk mund të bëhet diçka për ta kthyer këtë vendim? Kurrë mos thuaj kurrë në prag të Lojërave Olimpike dhe këtë e kam lexuar dhe në sytë e Flavias.”
“Për këtë gjë jemi duke reflektuar të dy palët bashkë”, – shtoi ai. E në këto kushte, kur në finalen e “USA Open” ka qenë i pranishëm dhe kryeministri Renzi, duket se do të ketë dhe një kthim të vendimi të Penetës për t’u tërhequr nga aktiviteti. Sepse do të jetë ajo flamurmbajtësja e Italisë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.