De Biazi-FSHF, mungesë besimi dhe konflikt i sajuar…?

Share Button

Editorial-stilografi

Nga Adriatik Balla 15.09.2015 16:05

Dueli Duka-De Biazi, opinioni kundër “goditjeve nën rrogoz” për trajnerin. Ish-futbollistë të shquar të viteve 80-90-të të shekullit të kaluar, kanë vënë në pah ditët e fundit epërsinë morale dhe natyrisht teknike të trajnerit Xhovani De Biazi në drejtimin e Kombëtares tonë kuqezi, duke veçuar seriozitetin në punën e tij, dukur me lojën dhe rezultatet e mira të përfaqësueses në këto eliminatore të Kampionatit Evropian “Francë 2016”. Por humbja me Portugalinë nxori në pah një çarje në raportet midis trajnerit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, shfaqur në fillim me pakënaqësi të mungesës së rezultatit e në fund si një rinjovim i “pamundur” për vazhdimësinë.
Për të ardhur deri tek çështja e rinovimit u desh të “shpikej” çështja “Kaçe”, e cila rezultoi të ishte një shkëndijë e kërkuar më shumë nga pala anti-De Biazi se sa pakënaqësia e vetë futbollistit për mosaktivizim, vijoi me shfryrjen e punonjësve të FSHF-së (deri tek sekretaret) se De Biazi kishte “përfituar” imazh nga Kombëtarja e Shqipërisë dhe përfundoi me presidentin Duka, i cili, i prirur për të vënë pikat mbi “i” mbi këtë çështje (sipas mënyrës së tij), vetëm sa konfirmoi se midis tij e trajnerit kishte pasur një “keqkuptim”. Përfundimi: De Biazit po i bëhet presion për kualifikimin në Evropian, si kusht për rinovimin e kontratës.
Por një metodë e tillë sjelljeje nga FSHF duket antagoniste dhe jo e përshtatshme në këtë periudhë, kur e gjithë vëmendja është e përqendruar tek dy sfidat e radhës eliminatore. Dy nga emrat e spikatur të futbollit tonë, Sokol Kushta dhe Shyqyri Ballgjini kanë vënë në pah cilësitë e shkëlqyera të skuadrës së De Biazit, duke i ftuar të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij debati të kujtojnë kohët e mëparshme, me vështirësitë e ekipit në ndeshjet ndërkombëtare dhe situatës së tanishme kur De Biazi ka ftuar, seleksionuar e përgatuitur një ekip me shumë elementë, që bën lojë të veçantë, jep siguri dhe besim për vazhdimësinë.
Ekipi i De Biazit është pranë kualifikimit, ka siguruar “play-off”-in (që është gjithashtu një arritje) dhe si kurrë më parë skuadra është pranë një ëndrre. “Mos e harrojmë kurrë situatën ku ishim dhe ku jemi tani. Më parë gjendeshim në vendin e 120-të në FIFA, tani renditemi në 25 vendet e para. Më parë mezi regjistronim një fitore, kurse tani përballemi me dinjitet me skuadra të mëdha. Të gjitha këto janë për meritë të ekipit, por në këtë sukses ndihet, padyshim, dora e De Biazit”, – shprehet ish-sulmuesi i shquar i Flamurtarit dhe Kombëtares, Sokol Kushta.
Ndërsa ish-futbollisti i njohur i Dinamos dhe përfaqësueses, Shyqyri Ballgjini, mendon se trajnerët italianë nuk shquhen për futboll të bukur, por ama janë rezultativë dhe kjo filozofi loje dhe objektivi i përshtatet skuadrës tonë. “Kur diskutojmë për De Biazin duhet të kemi parasysh faktin se në kohën time na stërvisnin agronomët dhe njerëz që nuk e njihnin futbollin, por De Biazi është i një natyre tjetër, – ka thënë ai. – Ai nuk mund të kritikohet, është gabim i madh të atakohet në këtë moment, sepse ekipi ishte dhe më parë, por mungonin rezultatet. De Bazi i gjeti këta elementë, i seleksionoi dhe i ftoi, për të krijuar një ekip që krijon emocion, që i ka bërë të gjithë shqiptarët ta ndjekin Kombëtaren.”
“Kjo është meritë pikërisht e De Biazit dhe nuk duhet ta mohojmë. Ai duhet të rinovojë me patjetër me Kombëtaren”, – theksoi Ballgjini. Siç duket edhe nga qëndrimet e tyre, por dhe shumë të tjerëve, FSHF duket e vetmuar në nismën e saj për ta “shkarkuar” De Biazin, sepse trajnerin e duan lojtarët, tifozët dhe dashamirësit e skuadrës kuqezi. Jo rastësisht ditët e fundit ka një tërheqje të zyrtarëve të federatës nga “sulmet” e tyre kundër trajnerit, sepse opinioni është më i fortë se kurrë në krah të De Biazit dhe punës së tij.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh