Gjergj Vyshka 14.09.2015 11:10
Italia e Blenxhinit, në volejboll për meshkuj, është ringritur menjëherë pas humbjes në ditën e katërt të Kupës së Botës, 0-3 me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italianët kanë fituar 3-0 ndaj mikpritësve të kësaj Kupe të Botës, Japonisë, ndërsa setet i kanë fituar 25-21, 25-20, 25-15.
Dhe ashtu si në ndeshjet e para kanë demonstruar në fushë një skuadër konkurruese, e aftë për ta fituar këtë trofe, por dhe për të marrë kualifikimin për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Dy më të mirët në fushë Zajcev, me 16 pikë, dhe Huantoreno, me 13 pikë.
Ndërsa nën regjinë e Xhianelit, Italia është dukur reaguese dhe e përqendruar në atë që po bënte në fushën e lojës duke e pasur gjithnjë nën kontroll ndeshje. Një fitore që i dhuron përsëri buzëqeshjen trajnerit të të kaltërve të rrjetës dhe që rrit shpresat për të ardhmen.
Tashmë do të jenë dy ditë pushim, ndërsa gjithçka do të zhvendoset në Osaka. E ndeshja e radhës do të jetë përballë Iranit.
Kupa e Botës
Volejboll – Meshkuj
“Japoni 2015”
Rezultatet e ditës së pestë:
Grupi A
Hiroshima
Egjipt – SHBA 0-3
Kanada – Australi 3-2
Itali – Japoni 3-0
Grupi B
Hamamatsu
Venezuelë – Poloni 1-3
Argjentinë – Tunizi 3-0
Iran – Rusi 0-3