AlbanianSport.com 13.09.2015 22:15
ASNN – Trajneri i Teutës, Gugash Magani, u shpreh dje pas ndeshjes me Kukësin se humbja e rëndë e skuadrës së tij në këtë takim nuk e zbeh forcën e Teutës në këtë kampionat dhe ambicien e saj për të qenë një nga ekipet më të mira të renditjes.
Magani justifikoi humbjen me mungesën e përqendrimit të skuadrës së tij dhe natyrisht efikasitetin e lojtarëve të Kukësit. Pavarësisht humbjes, Teuta e trajnerit peqinas ndodhet në vend të tretë, me po kaq pikë sa Kukësi i vendit të dytë, pasi ka siguruar dy fitore në dy javët e para.
Pikërisht kjo ecuri e ka bindur Maganin të jetë optimist për vazhdimësinë. “Humbja është e pranueshme përballë një kundërshtari cilësor, – deklaroi kreu i stolit të skuadrës durrsake duke folur pas dështimit 0-3 në Stadiumin “Zeqir Ymeri”. Nuk është fundi i botës, ambiciet tona nuk zbehen.”