Gjergj Vyshka 13.09.2015 19:00
Italia në volejboll për meshkuj, pas tre fitoreve radhazi në Kupën e Botës, e cila është duke u luajtur në Japoni, dje ka pësuar humbjen e parë. Për të kaltrit duket se ka qenë një “kockë e fortë” kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ka fituar 3-0.
Megjithatë Italia nuk është demoralizuar, ndërsa duke luajtur sot ndaj Japonisë vendëse ka të gjitha shanset për të kaluar në turin tjetër dhe për të synuar më pas kalimin direkt në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.
Amerikanët e kanë nisur fort ndeshjen, ndërsa Italia reagon vetëm kur është në disavantazhin 11-17, por nuk arrin ta bëjë setin e parë të vetin. Në setin e dytë të kaltrit e kanë nisur ndryshe, ndërsa janë në avantazh deri në 11-6.
Pastaj kanë reaguar amerikanët, sidomos pas barazimit 14-14. Italia lufton dhe arrin të shkëputet bindshëm në fillimin e setit të tretë, por amerikanët kanë në mundësinë për të mbyllur setin në 24-23.
Të kaltrit kanë arritur të anullojnë tre mundësi për amerikanët që ta marrin këtë set, por vetëm kaq, sepse në përfundim 29-27.
Kupa e Botës
Volejboll – Meshkuj
“Japoni 2015”
Rezultatet e ditës së katërt:
Grupi A
Hiroshima
Itali – SHBA 0-3
(18-25 23-25 27-29)
Australi – Egjipt 3-2
(23-25 26-24 25-23 20-25 15-13)
Japoni – Kanada 3-0
(25-17 25-15 25-21)
Grupi B
Hamamatsu
Iran – Poloni 2-3
(25-18 25-23 15-25 20-25 11-15)
Tunizi – Venezuelë 2-3
(25-19 18-25 25-22 20-25 13-15)
Rusi – Argjentinë 3-1
(25-19 21-25 25-18 25-20)