AlbanianSport.com 11.10.2014 08:45
ASNN – Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar po sjell për sportdashësit emocionet e Kampionatit Botëror te Volejbollit për femra dhe tashmë kjo veprimtari madhore ka arritur në fazën gjysmëfinale.
Të premten në mbrëmje është mbyllur faza dytë e ndeshjeve në dhe ekrani publik ka sjellë të dy takimet, si atë të pasdites midis Brazilit dhe Republikës Domenikane, ashtu edhe atë të mbrëmjes, midis Italisë dhe Rusisë.
Në përballjen midis amerikanoverioreve dhe amerikanolatineve, Brazili nuk ka patur probleme, duke e mbyllur gjithçka në 3 sete, përkatësisht në shifrat 25-19, 25-21 dhe 25-17.
Ndërkohë, ka qenë i një tjetër niveli takimi i mbrëmjes midis Italisë dhe Rusisë. Përfaqësuesja e vendit organizator i ka fituar bindshëm dy setet e para, në shifrat 25-12 dhe 25-17, por Rusia ka reaguar, duke e fituar të tretin po aq bindshëm, në shifrat 25-12.
Kjo ka nënkuptuar se seti i katërt do të ishte i luftuar fort dhe kështu ka rezultuar, por Italia, e mbështetur edhe nga sportdashësit e vet, e ka fituar atë 25-23 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Sot luhen dy takimet gjysmëfinale dhe, duke nisur nga ora 17:30, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me Brazilin, ndërsa duke nisur nga ora 20:45, Italia ndeshet me Kinën.
Dy humbëset e gjysmëfinaleve përballen me njëra-tjetrën në duelin për vendin e 3-të dhe të 4-t, ndërsa dy fitueset diskutojnë finalen e madhe të së dielës.