Futboll – Femra / Nën-19-vjeçaret, trajneri Dede: Pa përvojë, por besojmë

Share Button

Nevil-Dede-konference-shtypi-2015

AlbanianSport.com 12.09.2015 12:55

ASNN – Në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit për Femra për Nën-19-vjeçaret, Shqipëria e kësaj grupmoshe do të përballet në grup me Austrinë, Skocinë, Ukrainën. Trajneri i kësaj Kombëtareje, Nevil Dede, është shprehur optimist për paraqitjen në këto 3 ndeshje, ndërsa skuadra do të niset për në Austri më datë 14 shtator 2015.

Kombëtarja e Nën-19-vjeçareve të Shqipërisë në futboll për femra u vazhdon përgatitjet për fushatën eliminatore të Kampionatit Evropian te Futbollit dhe, në një konferencë për shtyp të mbajtur të shtunën në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit, trajneri Nevil Dede është shprehur optimist për paraqitjen në këto 3 ndeshje.

“Sigurisht që eliminatoret janë veprimtaria më e rëndësishme ekësaj skuadre dhe ne kemi punuar mjaft për t’u paraqitur sa më mirë, – ka deklaruar ai. – Sigurisht, ne jemi një ekip ri dhe pa shumë përvojë në veprimtari të tilla dhe synojmë të përmirësohemi çdo ditë. Kemi në gjirin tonë shumë vajza të talentuara, tek të cilat shpresojmë mjaft.”

Më pas, trajneri Nevil Dede bëri një analizë të skuadrave të grupit tonë, duke i vlerësuar kundërshtarët, të cilët kanë disa dekada që përpiqen dhe investojnë në futbollin e femrave. “Do të vlerësoja Austrinë me të cilën do të luajmë edhe ndeshjen e parë dhe që e mendoj se do të jetë koka e grupit tonë”, – ka thënë ai.

“Pastaj Skocinë me të cilën kemi luajtur edhe në eliminatoret e edicionit të kaluar dhe sigurisht edhe Ukrainën, që po në për përpjekje vitet e fundit për ta ngritur futbollin e femrave”, – ka shtuar ish-futbollisti bardheblu. Shqipëria e Nën-19-vjeçareve do të jetë në të njëjtin grup me Austrinë, Skocinë, Ukrainën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Java e 6-të e kampionatit të femrave, spikat takimi Partizani-Vllaznia

Java e 6-të e kampionatit të femrave, spikat takimi Partizani-Vllaznia

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:20 ASNN – Java e gjashtë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Femrave

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Futboll – Femra / Nën-16-vjeçaret, Shqipëria e humb edhe ndeshjen e dytë

Futboll – Femra / Nën-16-vjeçaret, Shqipëria e humb edhe ndeshjen e dytë

AlbanianSport.com 13/03/2024 20:15 ASNN – “UEFA Development” për Nën-16-vjeçaret, Shqipëria

Futboll – Femra / “UEFA Development”, Nën-16-vjeçaret e nisin me humbje

Futboll – Femra / “UEFA Development”, Nën-16-vjeçaret e nisin me humbje

AlbanianSport.com 11/03/2024 17:10 “UEFA Development” për Nën-16-vjeçaret, Shqipëria luan ndeshjen

(Video) Futboll – Femra / Riza: Pretendojmë kreun & ngjitjen në Ligën B

(Video) Futboll – Femra / Riza: Pretendojmë kreun & ngjitjen në Ligën B

AlbanianSport.com 10/03/2024 15:15 ASNN – Eliminatoret e Evropianit në futboll për femra, Riza:

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh