Gjergj Vyshka 12.09.2015 12:05
Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Ballkanik të Pingpongut, Milorad Tërpkovski nënvizoi se nuk ishte rastësi që kishte zgjedhur Bashkinë e Matit për zhvillimin e këtij kampionati. “Falënderoj zyrtarët e Bashkisë Mat, drejtuesit e FSHP-së, si dhe Elda Gjokën, që u bënë iniciatorë të organizimit të Kampionatit Ballkanik të Pingpongut në qytetin e Burrelit”, – ka thënë ai.
“Vërtetë në këtë vend ka varfëri dhe problem ekonomike, por njerëzit kanë zemrën e mirë dhe janë shumë bujarë, – ka vijuar Tërpovski. – Kampionati, që do të mbahet në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit të këtij viti, do të ketë nivel të lartë. Më shumë se 100 pingpongistë nga vende të ndryshme të Ballkanit, mbi moshën 40 vjeç, do të përballen mes tyre.”
Shumë nga sportistët janë ende lojtarë të vendeve nga vijnë ose drejtues të federatave të pingpongut”, – përfundoi Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Ballkanik të Pingpongut, Milorad Tërpkovski. Herën e fundit ky kampionat është mbajtur në Bullgari dhe kanë rivalizuar personalitet të këtij sporti nga vendet e Ballkanit.