Gjergj Vyshka 12.09.2015 10:25
Kampionati Botëror i Mundjes për të rritur, i cili është duke u bërë në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk ka dhënë asgjë të mirë për Vilson Ndregjonin dhe Egzon Shalën.
I pari në peshën 65 kg është eliminuar që në raundin e parë, ndërsa është mundur nga taxhikistanasi Sodiqkoja Ismoilov, 5-0. Por e njëjta gjë është dhe për Egzon Shalën në peshën 97 kg.
Ndonëse pritshmëritë për të, edhe duke qenë se ka bërë përgatitje në Bullgari e Maqedoni, kanë qenë të mëdha, Shala është mundur 13-2 nga kanadezi Arjun Sing Xhill.
Tashmë ka mbetur për të konkurruar edhe Islam Islamaj në peshën 57 kg, por gjithsesi botërori i mundjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka dhënë asgjë të mirë për kuqezinjtë e tapetit.