AlbanianSport.com 11.09.2015 19:55
ASNN – Dritan Smajli është me efekt të plotë lojtar i Tiranës dhe mund të aktivizohet pa problem me fanellën bardheblu. Çështja është zgjidhur në harkun e pak ditëve nga vendimi i Komisionit të Disiplinës në FSHF, që sanksiononte se mbrojtësi nuk mund të aktivizohej, pa përmbushur detyrimet financiare ndaj ish-skuadrës së tij, Flamurtarit.
Por, 29-vjeçari gjeti marrëveshjen me drejtuesit e klubi vlonjat. Detyrimi financiar në vlerën e 1 milion lekëve të rinj, do të shlyhet me këste, brenda një afati 10-mujor. Pas paktit të arritur, drejtuesit e Flamurtarit dorëzuan një shkresë në federatë, duke theksuar se Smajli është i lirë të aktivizohet me Tiranën.