AlbanianSport.com 11.09.2015 17:40
ASNN – Talenti shqiptar Adnan Januzaj pritet të regjistrojë edhe debutimin zyrtar te Borusia e Dortmundit këtë fundjavë. Dortmundi do të jetë mysafir i Hanover 96-tës në këtë javë të 4-t të Bundesligës.
Sulmuesi Marko Rojs pritet të mungojë në këtë sfidë për arsye dëmtimi dhe sipas mediave sportive në Gjermani, kosovaro me pasaportë belge, do të nisë këtë ndeshje nga minuta e parë.
Nuk ka diskutime për këtë dhe shtypi gjerman e sheh atë në pozicionin e tij të zakonshëm, si lojtar që ndihmon sulmuesit e mirëfilltë. Këtë e kanë pranuar dhe zyrtarët
apo pjesëtarët e stafit teknik të klubit, që kanë pritshmëri të mëdha tek talenti shqiptar.
Pas tre javëve të para të sezonit të ri të Bundesligës, Borusia e Dortmundit ka korrur tre fitore.