Gjergj Vyshka 11.09.2015 15:25
Franca, Turqia, Letoni, Sllovenia, Spanja, Polonia, Greqia, Belgjika, Serbia, Finlanda, Kroacia, Republika Çeke, Izraeli, Italia, Lituani dhe Gjeorgjia në garë për në finale. Të kaltrit nuk ia dalin dot me serbët. Kampionati Evropian i Basketbollit për Meshkuj, “Eurobasket 2015” i cili ka nisur më 5 shtator dhe përfundon më 20 shtator, tashmë ka hyrë në fazën e tij më interesante.
Pasi kanë përfunduar ndeshjet në grupe, të cilat janë luajtur në Montpelje, Berlin, Zagreb dhe Riga, tashmë janë kualifikuar gjashtëmbëdhjetë më të mirat, që do të vazhdojnë luftën për finalen e madhe. Do të luhet të shtunën dhe të dielën me eliminim direkt në Lilë të Francës për turin e 16-shes, ndërsa këtë fazë e kanë siguruar 16 nga 24 skuadrat që e nisën konkurrimin.
Ato janë Franca, Turqia, Letonia, Sllovenia, Spanja, Polonia, Greqia, Belgjika, Serbia, Finlanda, Kroacia, Republika e Çekisë, Izraeli, Italia, Lituania dhe Gjeorgjia. Pra ka ndryshuar tashmë formula e finaleve, ndërsa nuk do të ketë më grupe në raundin e dytë që do të caktonin gjysmëfinalet, por eliminim direkt. E kjo dhe në çerekfinale që luhen të martën dhe të mërkurën, apo dhe në gjysmëfinale më 17 dhe 18 shtator.
Për t’u ndalur më pas në finalen e madhe më 20 shtator. Ajo që duhet theksuar është se ky Kampionat Evropian është i vlefshëm dhe për kualifikimin për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.
Kampionati Evropian
i Basketbollit – Meshkuj
“Eurobasket 2015”
Rezultatet e ditës së 5-të:
Grupi A
(Montpelje – Francë)
Finlandë – Poloni 65-78
Bosnje-Hercegovinë – Rusi 61-81
Izrael – Francë 61-86
Grupi B
(Berlin – Gjermani)
Serbi – Itali 101-82
Gjermani – Spanjë 76-77
Turqi – Islandë 111-102
Grupi C
(Zagreb – Kroaci)
Slloveni – Maqedoni 62-51
Gjeorgji – Kroaci 71-58
Greqi – Holandë 68-65
Grupi D
(Riga – Letoni)
Ukrainë – Belgjikë 71-79
Letoni – Estoni 76-54
Republika Çeke – Lituani 81-85
Turi i 16-shes:
Të shtunën:
Francë – Turqi
Letoni – Slloveni
Spanjë – Poloni
Greqi – Belgjikë
Të dielën:
Serbi – Finlandë
Kroaci – Republika e Çekisë
Izrael – Itali
Lituani – Gjeorgji
Çerekfinalet
Të martën & të mërkurën
Gjysmëfinalet
17 & 18 shtator 2015
Finalja
20 shtator 2015