Basketboll / Xhelal Kalaja, ai që kërkon të ringjallë talentet shqiptare (I)

Share Button

Basketboll-Xhelal-Kalaja

Gjergj Vyshka 10.09.2015 17:35

Nga Virtus Basket Fondi në Tiranë për t’i shërbyer të ardhmes së basketbollit vendës, ndërsa do të jetë pjesë e projektit të Shkollave të Basketbollit shpallur që në mars nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. “Lal Kalaja mos na lërë”. Kjo ka qenë thirrja e lojtarëve të Virtus Basket Fondit në fund të sezonit 2014-2015, që edhe sot, pas gati tre muajsh, e bën përsëri të përlotet dhe të emocionet Xhelal Kalanë. 65-vjeçari, i cili prej 18 vjetësh kishte emigruar në Itali, ka vendosur të kthehet në Tiranë me projekte të qarta për të ndihmuar zhvillimin e moshave të basketbollit në vend dhe për të ringjallur talentet e basketbollit shqiptar.
Do të jetë pjesë e projektit për Shkollat e Basketbollit, që është shpallur që më 7 mars të këtij viti nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, në marrëveshjen e bashkëpunimit që ka firmosur me presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari. Xhelal Kalaja vjen nga një familje basketbollistësh me traditë në Shkodër, ndërsa ka luajtur deri në 1979. Dhe në moshën 29-vjeçare do të niste rrugën e gjatë të arbitrimit, ndërsa me bilbil do të ishte në parket deri më 1997-ën kohë në të cilën vendos të largohet në Itali atje ku do të vendosej në Rajonin e Lacios në zonën e Latinës.
Në gjykim ka qenë përkrah figurave të tilla si Virgjil Karaja, Rudolf Cici, Jorgji Shundi, Shpëtim Bozdo, Faruk Rizvanolli, Tomorr Asnjoku, Shefqet Bekteshi etj. Dhe për gjithçka që ka bërë në basketbollin shqiptar si lojtar dhe si gjyqtar, apo dhe në Itali si trajner, e çfarë do të bëjë në të ardhmen, Xhelal Kalaja ka pranuar ta rrëfejë në një intervistë të gjatë për Gazetën “Sport Ekspres”, të cilët AlbaniaSport.net do t’jua sjellë përgjatë këtyre dy ditëve dhe sot është pjesa e parë e saj.

 

– Shpeshherë njerëzit në Shqipëri harrojnë për figurat e sportit e në veçanti për ato të basketbollit. Cili është Xhelal Kalaja?
– Unë e kam nisur basketbollin më 1963, ndërsa në Spartakiadën e Pionerëve, teksa isha me trajner Petrit Osmanin, jam shpallur lojtari më i mirë i aktivitetit. Më pas kam luajtur me të rinjtë, atje ku jam vlerësuar 2-3 herë. Dhe kulmi është më 1972 jam pjesë e Vllaznisë në ndeshjen ndaj Gallatasarajit në Kupën e Kupës. Në Stamboll jam vlerësuar me katër nga pesë yje si lojtari më i mirë në fushë. Dhe gjithçka ka vazhduar deri më 1979.

 

– Cilat kanë qenë kulmet e karrierës si lojtar?
– Gjithnjë në vendin e dytë si në kampionat, ashtu dhe në Kupat e Republikës, sepse Partizani asokohe i merrte të gjitha.

 

– Dhe çfarë iu shtyu që vazhduat me gjykimin?
– Asgjë më shumë se sa pasioni. Janë plot 18 vjet në parket që nga 1979 në 1997, ndërsa kam marrë 4-5 diploma si gjyqtari më i mirë i aktivitetit. Por asnjëherë nuk u bërë ndërkombëtar, çka do ta kisha dashur shumë, për arsye që nuk ka nevojë t’i bëjë të ditura.

 

– Në përgjithësi fëmijët drejtohen nga futbolli, ju çfarë iu shtyu që u morët me basketbollin?
– Ne e kemi traditë si familje, aq më tepër që vëllai im, Valter Kalaja, është marrë me basketboll. Madje që 5 vjeç më merrnin me vete me ekipin. Dhe qëndroja pranë shoferit në sediljen e parë, ndërsa ishte si një kupë e vogël për Vllazninë. E thënë ndryshe, kam qenë si një shans për atë skuadër, ndaj dhe vazhdova traditën e basketbollit. Më pas në Kupën e Kupave kam luajtur me Vllazninë më 1972.

 

– Disa nga bashkohësit tuaj në parket…
– Dhimitër Topi, Zef Gjoni, Renato Radoja, Petrit Osmani, Lorenc Mosi, Hydajet Kotrri, Asllan Gjyrezi, Agim Halili, Angjelin Shiroka. Këto janë lojtarët e kohës sime si basketbollist.

 

– Një lojtar me famë të madhe, gjyqtar me emër në Shqipëri, pse duhej të largohej më 1997-tën nga Shqipëria?
– Sepse nuk mund të shihja më të vriteshin njerëz të pafajshëm nëpër rrugë. Kërkoja më tepër siguri për familjen time dhe e vetmia zgjidhje ishte të shkoja në Itali.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh