“Eurobasket 2015” / Italia, fitore dramatike me Gjermaninë në shtesë

Share Button

Euroliga-basket-logo-tjeter

Gjergj Vyshka 10.09.2015 11:35

 

Vendimtar 3-pikëshi i Belinelit dhe Italia ka mundur dhe Gjermaninë, në grupin B të Kampionatit Evropian të Basketbollit për Meshkuj “Eurobasket 2015”, i cili është duke i luajtur ndeshjet në kryeqytetin Berlin. Në fund të 40 minutave është fiksuar rezultati 89-82 dhe nëse të kaltrit sonte do të mundin Serbinë, atëherë për ta do të jetë vendi i parë në grupin B.

Pjesa e parë është e ekuilibruar, por italianët e kanë mbyllur atë nën disavantazhin 22-17. Në të dytën Xhentile korrigjon shënjestrën dhe me trepikëshat e tij ia ka dalë që ta dërgojë Italinë në dhomat e zhveshjes me barazimin 42-42. Por pjesa e tretë është konfuze për skuadrën e Pianixhianit. Ndërsa Gjermania, me Benzing që ka shënuar trepikësh, është në epërsi 60-54.

Në pjesën e katërt zgjohet Italia dhe barazon 63-63, ndërsa gjithçka ka ardhur nga trepikëshi i Belit. Madje janë dy të `tij dhe 69-68 për të kaltrit. Luftohet pikë më pikë, por në sirenën përfundimtare është rezultati 76-76. Në kohë shtesë Aradori rikuperon, Galinari është i pamarkueshëm dhe Belineli super në gjuajtjet e tij, ndërsa Italia ia del të jetë fituese 89-82.

Tashmë sot përballja me Serbinë kryesuese. Po për këtë grup, Serbia ka mposhtur Turqinë, ndërsa Spanja ka fituar ndaj Islandës. Renditjen e këtij grupi e kryeson Serbia, me pikë të plota, 8, pas 4 fitoresh, e ndjekura nga Italia, me një pikë më pak

 

 

Kampionati Evropian

i Basketbollit – Meshkuj

“Eurobasket 2015”

 

Rezultatet teknike të ditës së katërt:

 

 

Grupi A

(Montpelje – Francë)

 

 

Bosnjë-Hercegovinë – Finlandë   59-88

Poloni – Izrael                                  73-75

Rusi – Francë                                   67-74

 

 

Grupi B

(Berlin – Gjermani)

 

 

Turqi – Serbi                                     72-91

Gjermani – Itali                                 82-89 (me shtesë)

Islandë – Spanjë                              73-99

 

 

Grupi C

(Zagreb – Kroaci)

 

 

Greqi – Slloveni                               83-72

Maqedoni – Gjeorgji                        75-90

Holandë – Kroaci                             72-78

 

 

Grupi D

(Riga – Letoni)

 

 

Belgjikë – Republika Çeke             64-66

Letoni – Ukrainë                              74-75

Lituani – Estoni                                64-62

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh