AlbanianSport.com 10.09.2015 10:50
ASNN – Portieri Thomas Strakosha është kthyer menjëherë në heroin e tifozerisë së Salernitanës. Ata kanë nisur t’i kushtojnë banderola portierit të përfaqësueses shqiptare të Nën-21-vjeçarëve.
Strakosha është transferuar në Salerno në formë huazimi nga Lacio, duke zënë menjëherë vendin e titullarit. Në 3 ndeshje të zhvilluara në Kupën e Italisë dhe Serinë B ai ka pësuar vetëm 1 gol.
Loja e 20-vjeçarit te Salernitana e ndihmoi ekipin të kalojë dy ture në kupë, duke eliminuar Pizën dhe Kievon. Strakosha është në superformë, pasi në 6 ditë është bërë pjesë e Shpresave të Shqipëris dhe Salernitanës.
Banderola e tifozëve të Salernitanës është edhe një përgjigje ndaj kritikave që ka marrë klubi nga media për të aktivizuar një portier pa përvojë, por i biri i të mirënjohurit Foto Strakosha, u ka dëshmuar të kundërtën.