Besëlidhja / Mirsad Gruda: Ndërprerja e kampionatit, e dobishme

Share Button

Beselidhja-Burreli-1-0-2014-kapitenet-gjyqtari

AlbanianSport.com 10.10.2014 19:15

ASNN – Ndërkohë tek Besëlidhja, kapiteni Mirsad Gruda tashmë është kthyer në formën e tij optimale dhe deri më tani ka punuar me shumë pasion për të zënë vendin e titullarit në formacion lezhjan. Ai duhet të jetë një organizator i vërtetë i Besëlidhjes, por dhe një dirigjent për ta çuar skuadrën drejt ngjitjes në Kategorinë Superiore. Duke folur për gazetat sportive të ditës, Gruda do të nënvizonte faktin se është duke përfituar shumë nga ndërprerja e kampionatit. “Do ta shfrytëzojmë në maksimum këtë periudhë për të qenë sa më gati për ndeshjen e së shtunës së ardhshme me Veleçikun”, – ka thënë ai.

“Do të djersijmë sa më shumë në stërvitje me qëllim që ta bëjmë më të lehtë punën tonë në ndeshjet e kampionatit, – ka vijuar kapiteni lezhjan. – Duhet të zbatojmë të gjitha kërkesat taktike të trajnerit, sepse vetëm ato do të mund të na çojnë përpara në realizimin e objektivit. Duke e vlerësuar stërvitjen si një ndeshje, atëherë do të vijnë dhe frytet e duhura nga puna jonë. Po përpiqemi të përdorim një lojë shumë ofensive, e cila duhet të jetë dhe konkrete në ndeshjet e ardhshme. Po përgatitemi për ndeshjen me Veleçikun, e cila është një ndeshje e vështirë.”

“Kjo, sepse kemi të bëjmë me një kundërshtar që luan një futboll të mirë,- ka vijuar pinjolli i një familjeje të njohur të qytetit veriperëndimor. – Jo më kot janë në të njëjtën kuotë pikësh sa ne. Por ne duhet të bëjmë ç’është e mundur për ta fituar këtë sfidë dhe për të qenë ne kryesuesit e vetëm të Grupit të Veriut. Do të luajmë në fushën tonë, përpara publikut tonë, i cili do të na ndihmojë për ta nxjerrë me sukses këtë sfidë me koplikasit. Një fitore me Veleçikun na vendos në kryer të grupit dhe na shton më shumë dëshirën për t’u ngjitur në Superiore.”

“Dhe përgjegjësia do të jetë më e madhe për të ruajtur kryesimin e paprekur bëhet më e madhe. E kemi nisur mirë kampionatin, ndërsa ecim me shprehjen: Një fillim i mirë është gjysma e punës. Dhe besoj se kjo fjalë do të zbatohet në Shkodër”, – ka përfunduar kapiteni i Besëlidhjes, Mirsad Gruda.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh