AlbanianSport.com 09.09.2015 20:35
ASNN – Mungesa e financave ka bërë që Klubi i Futbollit “Valbona” të rrezikojë shkrirjen. Pra, skuadra veriore rrezikon të mos jetë pjesëmarrëse as në Kategorinë e Tretë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit në këtë sezon të ri. Një gjë e tillë është bërë i ditur nga një njoftim i shkurtër i klubit në profilin zyrtar në rrjetin social “Facebook”.
“Ky lajm i keq vjen pasi ne kemi shpresuar shumë gjatë gjithë kësaj kohe se drejtuesit e rinj të Bashkisë së Tropojës do të bënin diçka për ta ndihmuar sadopak ekipin, – thuhet në këtë njoftim. Kemi shpresuar shumë për ngjitjen në Kategorinë e Dyte që këtë sezon, por sot, pa mbështetje, rrezikojmë që as në Kategorinë e Tretë të mos jemi pjesëmarrës.”
“Sidoqoftë, gjendemi në limitet e kohës dhe mund të bëjmë ende diçka për ekipin tonë, prandaj shpresojmë në ndërgjegjësimin e Kryetarit të ri të Bashkisë, të zgjedhur nga qytetarët tropojan”, – përfundon njoftim i shkurtër i klubit të Valbonës në profilin zyrtar në rrjetin social “Facebook”.