Gjergj Vyshka 10.10.2014 18:35
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar vazhdon të jetë mbështetës për përhapjen e skermës në Shqipërisë. Siç dihet, rreth dy vjet më parë, në ambientet e hotel “Sheraton” është bërë dhe promovimi i këtij sporti, që ka pasur jo vetëm mbështetjen e institucionit më të lartë të olimpizmit, por dhe të italianëve. Ndërkohë që Bardhyl Minxhozi është presidenti i Federatës Shqiptare të Skermës.
Por që nga krijimi i kësaj Federate, e cila ashtu sikurse të gjitha sportet e tjera është anëtare me të drejta të plota në KOKSH, në nëntor 2012 nuk ka pasur më aktivitete. Ndaj për një zhvillim ndryshe, të paktën edhe sipas informacionit që ka shpërndarë në “Facebook” Komitetit Olimpik Shqiptar, Ediona Sera ka qenë përfaqësuesja e Shqipërisë në kursin master për skermën.
Ky kurs, edhe me mbështetjen e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, por në bashkëpunim të plotë me Federatën e skermës italiane, është duke u zhvilluar në Raguza të Italisë. Sera me njohuritë e marra në këtë kurs do të ndihmojë Federatën Shqiptare të Skermës për zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë.