AlbanianSport.com 09.09.2015 18:20
ASNN – Federata Shqiptare e Tenisit vijon në kalendarin e saj me organizimin e turneve të përvitshëm ndërkombëtarë për grupmosha të ndryshme. Veprimtaria ndërkombëtare e radhës që po zhvillohet në mjediset e “National Sport Park” në kryeqytet është ai i Nën-16-vjeçarëve.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës, Genci Çakçiri, ky është një nga gjashtë turnetë ndërkombëtarë që federata shqiptare zhvillon gjatë një sezoni dhe që është pjesë e kalendarit të Federatës Evropiane të Tenisit. “Në këtë turne marrin pjesë lojtarë të rajonit, por edhe nga Italia, Rusia dhe Gjermania”, – ka thënë ai.
“Më në fund kemi edhe lajme të mira për lojtarët tanë, pasi Mario Zili i klubit të tenisit “Tirana” ka rritur në çerekfinale, – ka vijuar ai. – Pas fitores ndaj maqedonasit Mikal Kuseski, numri 4 i turneut me rezultatin 6-4, 6-3, dje fitoi sërish me italianin Xhovani Solarino në shifrat 6-4, 6-2.”
“Ndërsa sot do të ndeshet me malazezin Dabanoviç për një vend në gjysmëfinale”, deklaroi për gazetat sportive të ditës sekretari Çakçiri. Pas Nën-16-vjeçarëve, nga data 14, deri më 19 shtator 2015, është planifikuar turneu për grupmoshën e Nën-18-vjeçarëve.