Gjergj Vyshka 09.09.2015 13:50
Të kaltrit kanë fituar dje me Kanadanë, kurse sot do të jenë përballë Australisë. Triumfojnë dhe pretendentët SHBA, Argjentina, Rusia e Polonia. Italia në volejboll për meshkuj e ka nisur me këmbë të mbarë Kupën e Botës, e cila është duke u zhvilluar në Hiroshima dhe Hamamatsu të Japonisë. Të kaltrit dje kanë fituar përballë Kanadasë, 3-1 (25-19, 25-20, 22-25, 25-13).
Një fitore e pastër e italianëve, të cilët në planin e lojës e kanë dominuar ndeshjen, ndërsa veprimtaria në fjalë është i rëndësishëm për t’u kualifikuar për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Të gjithë të kaltrit në fushë kanë qenë mbi lartësinë e duhur. E kjo jo vetëm në aspektin e sulmit, por dhe në mbrojtje. Madje në këtë aspekt është dalluar Xhianeli.
Ndërkohë, sa i përket pikëve të shënuar Zajtsev ka realizuar 20, 12 pikë Lanza dhe 15 pikë Huantoreno. E ky i fundit ka qenë edhe lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërsa sot Italia do të jetë përballë Australisë. Sa i përket ndeshjeve të tjera pretendentët për të fituar këtë Kupë të Botës si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Argjentina, Rusia e Polonia kanë fituar. Tashmë pritet që gara të bëhet edhe më e fortë.
Kupa e Botës 2015
Volejboll – Meshkuj
Rezultatet teknike të ditës së parë:
Grupi A
(Hiroshima – Japoni)
Italia – Kanada 3-1
(25-19, 25-20, 22-25, 25-13)
SHBA – Australi 3-0
(25-23, 25-12, 25-15)
Japoni – Egjipt 3-2
(25-19, 23-25, 25-18, 17-25, 15-7)
Grupi B
(Hamamatsu – Japoni)
Argjentinë – Iran 3-1
(25-27, 25-22, 25-22, 26-24)
Rusi – Venezuelë 3-0
(29-27, 25-16, 25-15)
Poloni – Tunizi 3-0
(25-17, 25-15, 25-20)