Gjergj Vyshka 09.09.2015 12:20
Gentian Cici dje në mbrëmje ka gjykuar ndeshjen e tij të tretë në Kampionatin Evropian të Basketbollit për meshkuj.
Në grupin C, që po i zhvillon ndeshjen në Zagreb, ka qenë gjyqtar i dytë në ndeshjen Kroaci-Maqedoni 73-55 (15-18, 15-14, 22-10, 21-13).
Ai ka qenë i shoqëruar nga italiani Luixhi Lamonika, i cili ka qenë gjyqtar i parë, si dhe finlandezi Petri Mantila, që ishte gjyqtar i parë.