Spanjës i mjafton Mata për të triumfuar në Shkup, kualifikimi më pranë

Share Button

European-qualifiers-e-bardhe

Gjergj Vyshka 09.09.2015 11:35

Për kampionët në fuqi të Evropës duhet edhe një fitore tjetër për të siguruar kalimin automatikisht në finalet e “Francë 2016”. Maqedonia është munduar të surprizojë, por nuk ia ka arritur dot. Huan Mata i ka dhënë një tjetër fitore me vlera Spanjës në vizitën e vështirë të Shkupit, teksa e ka fiksuar golin e tij që në minutat e para të ndeshjes ndaj Maqedonisë vendëse.
Një gol që nuk do të ndryshonte deri në fund, ndërsa Spanjës tashmë i duhet dhe një fitore që të sigurojë kalimin direkt për në finalet e Kampionatit Evropian “Francë 2016”. Edhe pse Del Boske kishte paralajmëruar se De Gea nuk do të luante nëse do të ikte prej Mançester Junajted, përsëri mbrojtësi i fundit i spanjollëve ka luajtur në vend të Iker Kasijasit.
Madje është zgjedhur dhe përpara Serxhio Rikos, kurse më tej janë titullar Karvahal, Bernat, Kacorla, Isko dhe Mata, të cilët kanë zënë vendin e Xhordi Albës, Huanfranit, Fabregasit, Iniestës, që ka hyrë pjesën e dytë, dhe Rodrigezit. Vetëm Pike ka mbajtur vendin e tij të titullarit pas lojës së mirë dhe të lavdëruar nga të gjithë të shtunën ndaj Sllovakisë.
Spanja e ka nisur mirë ndeshjen me dy momente të Diego Kostës, i cili dhe duke qenë fare pak metra larg portës maqedonase ka dështuar në tentativën për të shënuar. Dhe rrjedhimisht mbeti në fuqi goli i Matës, i cili ka realizuar pas një krosimi të ardhur nga krahët, ndërsa e ka përcjellë topin pas shpinës së portierit Paçovski. Tashmë ndeshja e radhës e Spanjës do të jetë përballë Luksemburgut, që jep të tjera shanse për të një tjetër fitore në këto Eliminatore.

 

Maqedoni – Spanjë 0-1
Shënues: Mata 8’

Maqedonia: Bërdarovski, Sikov, Ristevski, Zhuta, Gligorov, Petrovskij, Radeski (Ibrahimi 85’), Hasani, Askovski (Bardi 77’), Ivanovski (Trajkovski 69’). Trajner: L. Druloviç
Spanja: De Gea, Karvahal, Ramos, Pike, Bernat, Buskets, Kacorla (Koke 69’), Isko (Injesta 78’), Mata, Silva, Diego Kosta (Alkaser 62’). Trajner: V. Del Boske.
Gjyqtarë: P. Taljavento, L. Manjaneli, A. Xhialatini, P. Valeri, M. Guida (Itali)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh