Gjergj Vyshka 09.09.2015 10:50
Pas seminarit me gjyqtarët në korrikun e vitit të kaluar, të cilin e pat organizuar ndërkombëtari Panajotis Nikolopulos, tashmë shahu shqiptar bëhet gati për një tjetër të tillë.
Të paktën edhe sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Shahut në facebook, nga data 23, deri më 25 shtator 2015, në mjediset e Hotel “Kotonit” në Tiranë do të zhvillohet seminari me trajnerët nga Federata Botërore e Shahut.
Ndërsa lektore do të jetë Mjeshtrja e Madhe Ndërkombëtare, Antoanela Stefanova. Në përfundim të seminarit të gjithë do të pajisen me certifikata.