Anglia mbetet 100% fitore, Runi, 50 gola për të shkruar historinë

Share Button

 

Uejn-Runi

Gjergj Vyshka 09.09.2015 08:35

 

Sulmuesi i Mançester Junajtid, i cili ka shënuar dje me 11-metërsh në portën e Zvicrës, ka thyer të gjitha rekordet e pjesëmarrjes së tij në ekipin e “luanëve”. Tetë ndeshje, tetë fitore, anglezët për histori. Anglia e Roi Hodxhsonit është skuadra absolute e Eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Francë 2016”. Tetë ndeshje, tetë fitore dhe 24 pikë të plota si askush tjetër për anglezët, ndërsa skuadra e “luanëve” është e gatshme që të bëjë surprizën edhe në Francë vitin e ardhshëm.

Mbrëmë anglezët kanë mundur Zvicrën 2-0, me të njëjtin rezultat që e kishin mundur dhe në shtatorin e kaluar në ndeshjet hapëse të këtyre Eliminatoreve. Dhe kjo Angli e rekordeve ka dhe një tjetër rekord, që është Uejn Runi, shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për përfaqësuesen e vendit që ka shpikur futbollin. Nëse ndaj San Marinos me 49 gola me fanellën e Anglisë ai kishte barazuar rekordin e kampionit të otës më 1966, Bobi Çarltonit, dje Runi ka arritur në kuotën e 50 golave.

Ndonëse ka shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshit, e cila ka vulosur suksesin e Anglisë, ndërsa më parë kishte shënuar Herri Kejn, në minutën e 67-të. Më parë gjërat nuk kishin shkuar mirë për Anglinë, sepse Delfi e ka lënë ndeshjen që në të 3-tën minutë për shkak të dëmtimit. Zvicra është përpjekur që të befasojë, por në fund Anglia, e sprovuar për të qenë gjithnjë në krye të grupeve eliminatore, ia ka dalë të fiksojë fitoren e tetë ndaj Zvicrës.

Ajo që duhet theksuar është se futja e Kejnit ia ka ndryshuar të gjithë fytyrën lojës së skuadrës së Hodxhsonit, e cila deri në atë momente ishte e zymtë. Përfundimisht 2-0 për Anglinë dhe një Uejn Runi me rekorde ndeshje pas ndeshjesh.

 

 

Angli – Zvicër                                                2-0

Shënues: Kejn 67’, Runi 84’(11-m.)

 

 

Anglia: Hart, Klajn (Stouns 68’), Kahill, Smolling, Shou, Milner, Shelvi (Kejn 57’), Delf (Berkli 3’), Çambërlein, Runi, Stërling. Trajner: R. Hodxhson.

Zvicra: Somer, Lihshtajner, Shaar, Klose, Rodrigez, Behrami (Xhemaili 79’), Inler, G. Xhaka, Shaqiri, Stoker (Seferoviç 72’), Dërmiç (Embolo 63’). Trajner: V. Petkoviç

Gjyqtarë: Xh. Roki, E. Di Liberatore, Xh. Kariolato, L. Banti, A. Damato (Itali)

Kartonë të verdhë: Smolling, Milner

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh