Gjergj Vyshka 09.09.2015 07:50
Bruna Tuzi duket se e ka lënë fitoren e titullit “kampion” në shah për femra në metrat e fundit. Sepse dje edhe duke qenë pushim, ndërsa në duelin mes motrave Shabanaj ka fituar Alda, është në vendin e parë duke qenë vetëm gjysmë pike diferencë me vendin e dytë.
E thënë ndryshe, pas tetë turesh, Tuzi ka 6 pikë dhe Alda Shabanaj 5.5 pikë. Sot në raundin e fundit Tuzi do të përballet me një nga më të njohurat dhe më të spikaturat e shahut shqiptar, Rozana Gjergji, kurse Alda Shabanaj ka duelin e saj me Klean Shuqjan.
Në letër dueli i Shabanajt është më i lehtë, ndërsa Tuzit nuk i mjafton barazimi. Sepse që të shpallet kampion duhet të fitojë me Rozana Gjergjin. Pra një finale e jashtëzakonshme e femrave. Për meshkuj dje ka pushuar Ashiku dhe Seitaj, pasi ka fituar me Bushin është ngjitur në krye.
Dhe aktualisht Seitaj ka 7 pikë, Ashiku 6.5 pikë dhe Mehmeti 6 pikë. Që do të thotë se edhe për meshkuj titulli “kampion” do të vuloset në turin e fundit.
Kampionati Kombëtar Individual i Shahut 2015
Femra
Rezultatet teknike të turit të 8-të
Gjergji – O. Shqau 1-0
E. Shqau – Kërçiku 0-1
Caka – Shuqja 0.5-0.5
A. Shabanaj – E. Shabanaj 1-0
Tuzi pushim
Meshkuj
Rezultatet teknike të turit të 9-të:
Pasku – Paci 0.5-0.5
Miço – Mehmeti 0-1
Bushi – Seitaj 0-1
Rama – Beqiri 0.5-0.5
Disha – Bregu 0-1
Ashiku pushim