Shqipëri-Portugali vazhdon… sot dueli i Nën-21-vjeçarëve në RTSH

Share Button

Shqiperi-Portugali-flamujt

AlbanianSport.com 08.09.2015 15:20

ASNN – Sfida midis Shqipërisë dhe Portugalisë vazhdon edhe sonte, por, këtë radhë, në fushën e blertë të Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet do përballen me njëra-tjetrën përfaqësueset e Nën-21-vjeçarëve. Të besuarit e trajnerit Redi Jupit vijnë në këtë ndeshje pas barazimit heroik me 10 veta përballë Izraelit dhe pas fitores së ndeshjes së parë me Lihtenshteinin, kur në stol ishte Skënder Gega.
Kjo ndeshje do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 18:00. Shqipëria dhe Portugalia do të ndeshen edhe një herë tjetër sonte, por, këtë radhë, në fushën e blertë të Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet do përballen me njëra-tjetrën përfaqësueset e Nën-21-vjeçarëve.
Të besuarit e trajnerit Redi Jupit vijnë në këtë ndeshje pas barazimit heroik me dhjetë veta përballë Izraelit dhe pas fitores së ndeshjes së parë me Lihtenshteinin, kur në stol ishte Skënder Gega. Ndërkohë, sfida e sotme, që do të luhet në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në orën 18:00 është e para për këtë edicion të Eliminatoreve për Portugalinë.
Skuadra, e drejtuar nga Rui Horge, ka mbërritur tonë së bashku me Kombëtaren A dhe, prej dy ditësh, përgatitet në vendin tonë. Ndeshja e Grupit të 4-t eliminator është e rëndësishme për kuqezinjtë, në mënyrë që të ruajnë ecurinë pozitive, edhe kur përballë do të kenë një ekip mjaft cilësor si Portugalia. Kjo e fundit është nënkampione e Evropës për këtë grupmoshë.
Në këtë sfidë, Jupi do të ketë mungesat e Rei Manajt, i dëmtuar në ndeshjen kundër Izraelit dhe që i është dashur të udhëtojë drejt Italisë, si dhe të Albion Avdiajt që u ndëshkua me karton të kuq. Megjithatë, lojtarët cilësorë nuk mungojnë në ekipin Shpresa dhe mundësitë e tyre janë që të shkojnë larg.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh